Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos udhëtoni kah veriu i Kosovës”: MPJ e Gjermanisë me këshilla për turistët gjermanët

 
   

Ministria Federale e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në uebfaqen zyrtare ka përditësuar të dhënat, informacionet dhe këshillat e udhëtimit, ku u rekomandon bashkështetasve të tyre që të shmangin udhëtimin për në Kosovë përmes pjesës veriore të vendit.

“Udhëtimi në veri të Kosovës (komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore) nuk rekomandohet”, thuhet në uebfaqe teksa e arsyeton me situatë jo të mirë të sigurisë në ato zona.

“Në veri të Kosovës situata është ende e tensionuar për shkak të përshkallëzimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Që nga fundi i majit 2023, disa herë kanë ndodhur demonstrata, dëmtime pronësore dhe përleshje të dhunshme, duke përfshirë dhjetëra ushtarë të KFOR”.

“Policia kosovare dhe KFOR-i kanë shtuar praninë e tyre në zonat në fjalë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që të ketë incidente të tjera të lidhura me sigurinë që mund të prekin edhe të huajt”, thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së gjermane.