Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Ka humbur jetën 33-vjeçari, A.V., shqiptar në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar, daja i viktimës. Viktima vdiq 10 ditë pas aksidentit që ndodhi në kantierin e ndërtimit në Hamburg.

Siç transmeton albinfo.ch, bëhet e ditur se A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Shemben skelet e ndërtimit, vdesin 4 punëtorë në Gjermani

Policia e konfirmon se katër viktimat nga shembja e skelës në Gjermani janë shqiptarë

Tags: