Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hetuesi italian bën deklaratën e fortë: Emigracioni e trafiku i qenieve njerëzore, biznesi kryesor i mafies shqiptare

Kryeprokurori i antimafias së Napolit Nicola Gratteri, ka deklaruar se mafia shqiptare është e dyta në Evropë, pas Ndranghetas.

Sipas raporteve të antimafias italiane, deklaroi ai, emigracioni klandestin, trafiku i qenieve njerëzore janë nga bizneset kryesore të mafies shqiptare.

“Duhet të kuptojmë se çfarë do bëhet me këtë marrëveshje e nuk mund të parashikojmë se çdo të ndodh. Mafia shqiptare është mjaft e fortë, është në joint venture me Ndranghetas në pyllin e Amazonias për të blerë kokainë me shumicë, që bën pakt me maqedonasit për të transportuar drogën, është një mafia mjaft e fortë në Evropën Veriore, është një mafia e fortë brenda Shqipërisë, se Shqipëria është një vend përgjithësisht i korruptuar dhe mjaft i dobët nga ky këndvështrim në planin gjyqësorë. Prania e Italisë në Shqipëri nuk është një gjë e re sot, por ka mbi 10 vite që helikopterët e Guardia di Finanza mbikëqyren territorin shqiptar për të zbuluar plantacionet e marijuanës,” thotë Gratteri.

“Problemi i emigracionit duhet të gjej zgjidhje nga vendet nga ku nisen, nga jugu i Saharës, Shërbimet sekrete e të inteligjencës që merren me sigurinë jashtë vendit duhet të shkojnë atje e të hetojnë se kush i organizon këto udhëtime emigrantësh klandestinë,” tha Gratteri gjatë një intervistë dhënë për kanalin televiziv La7.