Reperi i njohur Ledri Vula ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Paranormal” ku së fundmi ai është rikthyer nën menaxhimin e Faton Shoshit.
Mirëpo, mes rreshtash Ledri duket se ka thumbuar dy nga artistët tanë të estradës Mozzik dhe Dafina Zeqiri.
Kudo nëpër rrjet po qarkullojnë zëra se disa fjali nga teksti janë thumba për dy artistët.
Në një moment gjatë tekstit të këngës Ledri është shprehur: “Ca je tu fol a je nveti, prit vec pak ta ndreqi. Nonës teme unë, a nonës tone Ledri “.
Ndërsa Mozzik në bashkëpunimin e tij me Dafinës mes rreshtash tha: ” Kurgjo nuk ka ndodh këtu pa hiri edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”.
Mesa duket ky është një dis që Vula ju ka dedikuar dy artistëve në fjalë.
Por zhurmë ka shkaktuar edhe një tjetër frazë e përdorur nga artisti, që ngriti aludime se komenti që ai bëri në postin e Dafinës ishte shkaku i ndarjes mes çiftit.
Pjesë nga teksti:
“Do po m’vesin kur o dasma,
e do po m’presin kur po dana?
Ku’ ku’ ku’ ku’
Ku po shkon pa mu?!
Tutna ma fut bllok
me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.
Sakaq Sara së bashku me vajzën e tyre Poem Blu ka udhëtuar jashtë vendit, që mesa duket influencerja dëshiron që të largohet paksa nga situata e krijuar dhe lajmet që po qarkullojnë për ndarjen e tyre.