Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Policia jep detaje për gjetjet mortore në Skenderaj

 
   

Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave.

Ata dyshohet se janë të së paku tre personave.

Dyshohet se ata se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999.

Njësitet e angazhuara janë në proces të kryerjes së veprimeve të nevojshme.