Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“KFOR në gatishmëri”/ Eksperti i sigurisë zbërthen mesazhin e Olaf Scholz, ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë

 
   

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala komentoi në një intervistë televizive deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se KFOR duhet të jetë në gatishmëri në Kosovë.

Shala tha se paralajmërimi i Scholz lidhet me reduktimin e trupave të KFOR në Kosovë përgjatë viteve të fundit.

Në një deklaratë nga Berlini një ditë më parë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet e fundit në Kosovë kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është prania e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet në ditët e fundit kanë ilustruar se sa e rëndësishme është kjo prani dhe që KFOR-i duhet të jetë në pozicion që të reagojë në mënyrë të duhur ndaj të gjitha zhvillimeve”, tha kancelari gjerman.