Komisioni parlamentare për Çështjet Europiane është zhvilluar për vetëm 10 minuta me prezencën fizike të deputetëve të mazhorancës.
Për të bërë kuorumin nevojshëm për nisjen e mbledhjes ka ndihmuar prezenca e deputetit të grupit të Bashës, Kreshnik Çollaku.
Deputetët demokratë arritën ta bllokonin duke krijuar kaos me goditjen në tavolina çka i detyroi socialistët ta ndërprisnin dhe të thërrisnin mbledhje online.
Por prania e Çollakut është bërë arsye për një përplasje mes tij dhe ish-kolegut të tij demokrat Dashnor Sula. Përplasja nuk ka qenë vetëm verbale në korridoret e kryesisë, por dhe fizike.
Ndërhyrja e Gardës ndihmoi që situata të mos përkeqësohet mes të dyve që nuk i kursyen ofendimet mes tyre.
Ndërkohë të tre komisionet e tjera të parashikuara në axhendën e sotme parlamentare ku diskutohet për projektbuxhetin e 2024 po zhvillohen online./tvklan