Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Tre fruta që ju ndihmojnë për një tretje perfekte të ushqimeve, ja në cilin moment të ditës duhet t’i konsumoni

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e tyre dhe për të përthithur më mirë lëndët ushqyese, gjëja më e mirë do të ishte ngrënia e frutave gjatë vakteve, së bashku me perime dhe mish pa dhjamë.

Të gjithë i duam frutat, por shpesh nuk e dimë se kur duhet t’i konsumojmë për të na ndihmuar me procesin e tretjes së ushqimeve.

Ananasi

Ananasi është një frut i mrekullueshëm që përmban një enëzimë thelbësore për tretjen, të quajtur bromelain. Është shumë e rëndësishme që ta konsumoni gjithmonë të freskët, për shembull duke përgatitur sallata frutash ose duke e shtuar në sallata. Për më tepër, është një frut i lehtë për t’u kombinuar me lloje të ndryshme ushqimesh.

Papaja

E shijshme, freskuese dhe perfekte për t’u përfshirë në dietat. E gjejmë në mesin e frutave që ndihmon tretjen dhe është një tjetër nga burimet kryesore natyrore të enzimave proteolitike të tretjes.  Elementi natyror që përmban dhe që ndihmon tretjen quhet papaina dhe është i pranishëm si në frutat ashtu edhe në pemën e papajas. Gjithashtu redukton diarrenë dhe të përzierat e mundshme, kujdeset për zorrët dhe stomakun.

Kivi

Kivi është një frut me origjinë nga Kina dhe shquhet për vetitë e tij terapeutike, duke qenë se është i pasur me një enzimë të quajtur aktinidain proteazë . Kjo substancë ka një efekt shumë të ngjashëm me atë të bromelinës dhe papainës, duke vepruar si katalizator në tretjen e proteinave.

Por, a duhet t’i hamë frutat që ndihmojnë tretjen pas ushqimit? Më parë? Apo gjatë?

Epo, idealja është t’i hani gjatë vakteve. Zakonisht thuhet se gjithashtu e shkëlqyeshme është t’i hani me stomakun bosh./Living/