Një shtetas shqiptar është vrarë në Guayaquil të Ekuadorit.
Natën e kësaj të enjte, 9 nëntor, Arjanit Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.
Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.
Bashkëshortja e të ndjerit u tha hetuesve se bashkëshorti i saj nuk punon, pasi nuk ishte i legalizuar në vend dhe se merrte para nga Shqipëria ose nga një vëlla me banim në Kanada.
#Guayaquil
Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023