Që nga nisja e emisionit ‘Piranjat’, jave pas jave, i është dhënë zë mbrojtjes nga dhuna dhe ngacmimet seksuale që vijnë nga rrjetet sociale. I kemi ndjekur me vëmendje të veçantë rastet, që janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen çdo ditë në platforma të ndryshme interneti. Shpesh herë me vajza minorene. Ky fakt ka sjellë një rritje të besimit ndaj ‘Piranjave’, e natyrshëm ka rritur edhe numrin e denoncimeve për këto forma perverse të ngacmimeve online.
Rasti i fundit është ai i një personi rreth të 40-tave, i cili ngacmon vajzat në rrjetet sociale, pavarësisht moshës që ato kanë. Ndryshe nga rastet e mëparshme, kur maniakë të tillë, nuk e fshehin aspak qëllimin që kanë ndaj vajzave, Timi ka një formulë krejt të ndryshme, atë të premtimit për martesë.
Dhe kjo do të ishte normale, nëse vajza nuk do të ishte nën moshë. Sepse, në realitet, ajo nuk i ka mbushur ende 16 vite. Biseda mes maniakut dhe minorenes, nis me pyetje e përgjigje normale, dhe me premtimin e tij se mund të mbeteshin vetëm shokë per shkak te diferencës që kanë në moshë. Por sidoqoftë, ai nuk nguronte ftojë vajzën për një kafe.
Se çfarë mund të kërkojë një 40 vjeçar në lokal, për një kafe me një vajzë pak më shumë se 15 vjeçare, këtë vetëm maniakët mund ta dinë. Prandaj ajo vendos të mos i përgjigjet interesimit të një personi, që për nga mosha mund të jetë babai i saj. Dy javë më vonë, maniaku nis t’i shkruajë sërish duke i sugjeruar vajzës që të fliste me prindërit e saj. Dhe këtu vajza, vendos të komunikojë me nënën e saj, e cila kontakton menjëherë redaksinë e ‘Piranjave’ duke u dhënë akses në instagramin e 15-vjeçares, nga ku gazetarët e infiltruar nisin bisedën me maniakun.
Në biseda maniaku shkruan se ka vetëm një fëmijë me ish-bashkëjetuesen, por gazetarët më parë kanë marrë të gjitha informacionet për të. Adresën, punën që bën, dhe familjen e tij të rregullt me grua dhe tre fëmijë.
Chat pas chati, ai nis të afrohet me vajzën, e cila tashmë është jashtë loje, dhe më pas i kërkon asaj që ta njohë nëpërmjet fotove apo videove. Ndërkohë e infiltruara e stafit të ‘Piranjave’ ia plotëson dëshirën.
Pasi ka parë fytyrën e vajzës, ai e kalon bisedën në një nivel tjetër tepër të ngrohtëëëë duke i nisur një foto të trupit të tij nga pasqyra e tualetit të shtëpisë ku jeton.
Por në fakt, ky ishte vetëm fillimi, sepse pas kësaj fotojë të parë, Timi e ul celularin më poshtë, duke dhuruar një set fotosh e videosh porno pa e patur aspak problem që përballë mendonte se kishte një vajzë ende pa mbushur 16 vite.
Kjo është vetëm një pjese e strategjisë së maniakut. Sepse ai ka edhe një tjetër plan. Kërkon ta bindë vajzën se do përfundojnë bashkë në martesë, pavarësisht se ajo është minorene. Dhe për të qenë me i besueshëm, përfshin edhe prindërit e tij të moshuar duke i nisur foto dhe video.
Por kur preket argumenti i një raporti të mundshëm intim, ai bëhet menjëherë konkret dhe zbulon qëllimin që i ka vënë vetes. Duke u thënë vajzës që unë sapo jam shtrirë dhe kam prekur me duar ‘shokun tënd’. Me këtë maniaku sapo ka demonstruar anën e tij më të errët prej perversi.
Pasi ka shfryrë epshin seksual në chat, maniaku nis të reflektojë. Jo për atë çfarë po i bën një të miture, por thjeshtë për frikën se mos bjerë në ndonjë grackë duke i thënë vajzës që kam frikë të të takoj, sepse janë disa emisione që bëjnë kamera të fshehta më maniakë dhe pedofila. Këto momente reflektimi tek maniaku, nuk janë një thirrje e ndërgjegjes, por thjeshtë demonstrim frike për çfarë mund t’i ndodhë.
Njëkohësisht ai e fton vajzën për takim, dhe takimi bëhet direkt të neseërmen. Maniakët sipas Timit janë mbi 50 vjeç. Të tjerët e kanë të justifikuar. Në momentin e uljes në kafe, vajza i tregon një të vërtetë që është e virgjër dhe që ende nuk i ka mbushur 16 vite, por për Timin si një vit apo 2 nuk janë problem, por vetëm ia shton bindjen se kjo vajze minorene është ajo e duhura për nuse. Pavarësisht se në moshë është me e vogël se djali i tij.
Pasi kanë mbyllur bisedën, Timi kërkon që ta shpërblejë vajzën për kënaqësinë që i dha, duke i ofruar 10 mije lekë të vjetra, dhe e infiltruara sigurisht që nuk ja merr.
Në momentin që Piranjat dalin zbuluar dhe të përballen me maniakun, ai largohet me nxitim. Por pas një ‘sprinti’ të shkurtër, Timin nuk e mbajnë më këmbët, prandaj ndalon dhe vendos të përballet me problemin që vetë e ka shkaktuar duke u justifikuar se ky ishte një kruth e, më pas nis të përgjërohet.
I zënë ngusht, dhe i frikësuar në kulm, maniaku kërkon falje gjatë gjithë kohes, duke premtuar se kjo gjë nuk do të ndodhë me asnjëherë.
View this post on Instagram