Analisti Sadri Ramabaj ka reaguar ashpër ndaj nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij për Hashim Thaçin dhe idenë e tij për shkëmbim të territoreve.
Ramabaja në një postim në Facebook shkroi se Thaçi nuk ishte i vetëm një “projektin serb për ndarjen e Kosovës”, duke thënë se ishte një ekip i tërë, e në të cilin bënte pjesë edhe Çitaku.
E për këtë, analisti përmendi edhe një dëshmi të gazetares boshnjake Sabina Çudiçin
“E kuptueshme, reagimi i Vlorës sot vije edhe si nusprodukt i nostalgjisë së saj. Por, ky reagim është nusprodukt edhe i dështimit të sistemit tonë të drejtësisë. Zonja Çitaku nuk është ndëshkuar as në rrafshin moral, mos të flasim për atë penal, për angazhimet e saj kundër Republikës, edhe gjatë kohës kur ajo paguhej ta mbrojë atë!
Ndërkaq në rrafshin moralo-politik, Zonja Çitaku, në vend se të shkonte në histori, përkundrazi, është shpërblyer, duke u zgjedhur në pozicionin e nënkryetares së forcës politike që dikur e drejtonte miku i saj Hashim Thaçi”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kur pandëshkueshmëria penale e politike bën jetë aktive
Vlora Çitaku në një postim të saj në fb, paska reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, në një panel në Forumin e Paqes në Paris, ku po merr pjesë, prej ku ai e ka pa të arsyeshme të flasë sërish për idenë e ndryshimit të kufijve.
“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit.
Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme…”, shkrua përveç tjerash znj Çitaku.
Despotët gjithmonë Atdheun e tyre e kanë trajtuar dhe e trajtojnë si pronë të tyre. Në gjurmë të tyre janë edhe larot.
Nuk ishte vetëm Thaçi ai që po punonte për projektin serb për ndarjen e Kosovës. Në emër të “razgraniçenjes” (ripërkufizimit me shqiptarët, siç thoshte Vuçiqi, ishin angazhuar një ekip i tërë i bashkëpunëtorëve të afërt të Thaçit, në mesin e të cilëve nga më aktivet ishte gjithësesi zonja Vlora Çitaku, atëbotë ambasadore e Republikës sonë në SHBA. Se sa e si ka qenë e angazhuar ajo në këtë projekt, ka dëshmuar gazetarja e njohur boshnjake, Sabina Çudiçin, e cila ka treguar detaje nga takimi i saj me Palmerin dhe bisedën e tensionuar që ka patur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Takimi, siç dihet tashmë, është zhvilluar në prill të 2019-ës në Uashington.
Në njërin prej emisioneve të fundit në Pressing-ut, edhe baskëpunëtori tjetër i Thaçit, z.Dukagji Gorani, publikisht tumirë këtë ide edhe sot si zgjidhje më të mirë!
E kuptueshme, reagimi i Vlorës sot vije edhe si nusprodukt i nostalgjisë së saj. Por, ky reagim është nusprodukt edhe i dështimit të sistemit tonë të drejtësisë. Zonja Çitaku nuk është ndëshkuar as në rrafshin moral, mos të flasim për atë penal, për angazhimet e saj kundër Republikës, edhe gjatë kohës kur ajo paguhej ta mbrojë atë!
Ndërkaq në rrafshin moralo-politik, Zonja Çitaku, në vend se të shkonte në histori, përkundrazi, është shpërblyer, duke u zgjedhur në pozicionin e nënkryetares së forcës politike që dikur e drejtonte miku i saj Hashim Thaçi.