Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi e ka quajtur “këlysh i shefit” dhe adoleshent, ministrin e Financave, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Express.
Kjo pas debatit të fundit lidhur me buxhetin e kryeqyteit.
Xhaferi tha se prej kësaj qeverie kanë pasur vetëm bllokada.
“Kur flet Hekurani, flet Albini! E kur bëhen bashkë k’ta, flet bllokada. Prej kësaj qeverie ne kemi pas vetëm bllokada. Duhet me i ardhë turp këtij adoleshenti kur flet për Prishtinën, e leje ma të flas për përkrahje.
Marrja nuk paska kufi e ky është kampion i bllokadës dhe të pavërtetës bashkë me shefin dhe këlyshat e tij”, ka shkruar Xhaferi në një postim në “Facebook”.