Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ura në autostradën “Arbën Xhaferi” në një faqe amerikane të internetit, Tahiri: A e dini në cilën qeveri u ndërtua

 
   

Ura në autostradën “Arbën Xhaferi” në një faqe amerikane të internetit, Tahiri: A e dini në cilën qeveri u ndërtua.

Ura rreth 6 kilometra e gjatë ura në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë, ka zënë vend në faqen e Highway Engineering Discoveries me seli në New York.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar publikimin e fotografisë së kësaj ure, duke pyetur nëse e dinë se në cilën qeveri ka përfunduar ky projekt.

“Se di a ju kujtohet në cilën qeveri është përfunduar ky projekt, që po prezantohet në faqen Highway Engineering Discoveries me seli në New York si projekt model infrastrukturor!”, ka shkruar Tahiri, duke shpërndarë linkun e faqes, ku u publikua fotografia.