Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK-ja organizon tryezë me temë Buxheti i Kosovës për vitin 2024

efundit

 
   

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se do të organizojë tryezën e radhës që për temë ka “Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.

Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe kryetarë komunash, ka njoftuar AAK-ja.

”Tryeza mbahet nesër, më datë 13 nëntor 2023, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kësaj partie opozitare. 

Detaje tjera nuk janë dhënë.