Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se janë të shqetësaur me krizën e thelluar humanitare në Gaza.
Në një deklaratë të lëshuar në emër të BE-së, Borrell ka thënë si bashkohen thirrjeve për pauza të menjëhershme dhe krijimin e korridoreve humanitare.
“BE-ja është shumë e shqetësuar për krizën e thelluar humanitare në Gaza. BE-ja i bashkohet thirrjeve për pauza të menjëhershme në armiqësitë dhe krijimin e korridoreve humanitare, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare dhe përmes një rruge detare të dedikuar, në mënyrë që ndihma humanitare të mund të arrijë në mënyrë të sigurt popullsinë e Gazë”, thuhet në deklaratën e Borrell.
Ai ka thënë se mirëpresin rezultatet e konferencës humanitare në Samit e Paqes në Paris.
“Në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 tetorit, BE-ja rithekson të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare. BE-ja bën thirrje për akses dhe ndihmë të vazhdueshme, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitare për të arritur ata në nevojë përmes të gjitha masave të nevojshme, duke përfshirë korridoret humanitare dhe pauzat për nevoja humanitare. Në këtë drejtim, ne mirëpresim rezultatet e konferencës humanitare të 9 nëntorit të mbajtur në Paris”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/