Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka folur për takimin e e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me Presidentin e Francës gjatë Forumit të Paqes në Paris. Kryeministrja serbe ka thënë se Macron do të shkojë për vizitë në Serbi duke theksuar se kjo është diçka e shkëlqyeshme. Tutje duke folur për Macron, Bërnabiq ka thënë se se nëse ishte pikërisht presidenti francez që ka thënë së nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ndryshon qasje ndaj dialogut atëherë “Franca do të ndryshojë qëndrim për sa i përket liberalizimit të vizave”.
Gjatë forumit të Paqes në Paris që është mbajtur këtë javë, me presidentin francez është takuar edhe kryeministri Kurti, ku temë ka qenë edhe çështja e dialogut.
Rreth kësaj kryeministrja serbe gjatë një interviste për TV Pink, të dielën ak deklaruar se Kurti “nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Madje ajo thotë se për këtë refuzim “Kurti ka mbështetje nga jashtë”.
Ajo ka shprehur lavdata për shefin e saj, Aleksandër Vuçiqin, për mënyrën sesi po e drejton dialogun.
“Për Asociacionin e komunave serbe u ra dakord në vitin 2013, pastaj në 2015. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po udhëheq një betejë serioze diplomatike në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Bërnabiq.