Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se Serbia kishte planifikuar të shkaktonte incident ndërkombëtar, në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit.
Sipas Musliut, plani i cili dështoi ishte plan i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai shtoi se Vuçiq dëshironte që Kosovën ta bënte armiqësore me perëndimin, duke përdorur luftën në Gaza.
“Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi. Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin”, ka shkruar Musliu në platformën “X”.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona para fillimisht të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Të dy personat u arrestuan nga organet e rendit shkaku që nuk kishin mjete identifikuese me vete, duke qenë kështu në kundërshtim me rregullat e vendosura për duelin.