Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në plazhin e Durrësit në sektorin Iliria mesditën e sotme. Kufoma është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan në pas forcat e policisë.
Trupi i pajetë u dërgua në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, policia është duke punuar për ta identifikuar viktimën. Deri tani nuk ka denoncime në Policinë e Durrësit për persona të zhdukur apo për të humbur me karakteristikat e gruas së vdekur që u gjet në zonën e plazhit. /tvklan.al/