Edona James, konkurrentja e Big Brother Vip Kosova, gjatë një diskutimi sot me banorët, është shprehur se emri i saj është me zë aq sa ai i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së.“Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha transgjinorja Edona, ndërsa menjëherë banorët e kanë kundërshtuar.
Ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.
“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti, Edonës.