Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bie nga lartësia e një ndërtese 57-vjeçari, niset me urgjecë drejt Traumës

Një aksident në punë u shënua sot në mesditë në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Njoftimi policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.

57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.