ublicisti Gani Mehmetaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me fishkëllimat që u dëgjuan mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në momentin që po këndohej himni i kombëtares së Izraelit.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se ky gjest nuk është në traditën e shqiptarëve.
Sipas tij, fishkëllima e “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër himnit kombëtar izraelit dhe kundër kujtimit të dhimbjes për pengjet që i mori Hamasi nuk ishte në traditën e shqiptarëve.
“Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe. E prenë në besë mikun, ia ngulen thikën pas shpine. Do t’i mallkojnë familjet e tyre që e hëngrën bukën e hebrenjve në Izrael, kur ikën nga terrori i Milosheviçit”, ka shkruar ai mes tjerash.
Posrimi i plotë:
Fishkëllima e “dardanëve” kundër himnit izraelit, nuk ishte në traditën e shqiptarëve
Një grup mercenarësh e nisën, ndërsa turma me inercie e vazhdoi fishkëllimin më të turpshëm që ka ndodh ndonjëherë në stadiumin tonë kombëtar.
Fishkëllima e “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër himnit kombëtar izraelit dhe kundër kujtimit të dhimbjes për pengjet që i mori Hamasi nuk ishte në traditën e shqiptarëve.
Kurrë shqiptari nuk i fyen miqtë. Lojtarët e kombëtares izraelite ishin miq në shtëpinë tonë, nuk duhej t’i pengonim që të kujtonin njerëzit e tyre dhe nuk duhej të zhurmonim himnin e tyre.
Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe. E prenë në besë mikun, ia ngulen thikën pas shpine. Do t’i mallkojnë familjet e tyre që e hëngrën bukën e hebrenjve në Izrael, kur ikën nga terrori i Milosheviçit.
Bukëpërmbysësh, do të thoshin burrat e moçëm shqiptarë.