Zyrtari për informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka reaguar deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili e cila deklaroi se Qeveria e Kosovës, po inspirohet nga programi i LDK-së, dhe disa projekte të prezantuara nga ta ka nisur t’i realizojë.
Derisa Manxhuka ka thënë se Kica – Xhelili mund të ketë të drejtë vetëm nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, pasi sipas Manxhukës, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.
Reagimi i plotë:
11 maj 2023 – Ministrja Nagavci nis punën për ‘Orën e Kodimit’
18 shtator 2023 – LDK publikon platformën programore ku flet për Lëndën e Kodimit.
7 shtator 2023 – Ministri Aliu njofton për udhëzimin administrativ që ndalon Qeset e Plastikës.
18 shtator 2023 – LDK publikon në platformë idenë ‘Pa Qese të Plastikës’
Në maj 2023, ministrja Nagavci ka marrë pjesë si paneliste nëForumin Botëror të Edukimit. Në këtë forum praktikisht ka filluar edhe puna për ‘’Orën e Kodimit’’.
Deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.
Sigurisht, është mirë të marrim ide inovative, por ato merren nga vendet dhe adresat e zhvilluara. Nuk besoj që LDK që ka qeverisur gjatë me arsimin, por edhe ambientin, është adresa ku qeverisja e VV-së merr ide përparimtare.