
Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia në qytetin e Vlorës ndërsa dyshohet se ishte duke montuar një pajisje në një subjekt privat.
i pasojë e rënies nga ndërtesa, shtetasi me iniciale I.GJ., mësohet se ka pësuar edhe dëmtime.
Sipas informacioneve nga Policia, i dëmtuari, është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.