I ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte avokati Spartak Ngjela.
Në një rrëfim special për jetën, familjen dhe profesionin, Spartak Ngjela dha një nga intervistat më të komentuara dhe virale.
Por teksa u pyet për Bora Zemanin, si e komentoi ai moderatoren?!
“Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit”, tha Ngjela.