Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qëndrim dhe gjuhë raciste ndaj shqiptarëve, Sunak shkarkon nga detyra sekretaren britanike

Suella Braverman u shkarkua nga detyra mëngjesin e kësaj të hëne e Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar pas një artikulli që ajo publikoi javën e kaluar ku kritikonte reagimin e policisë ndaj protestave pro palestineze në Londër ndërsa i krahasonte këto protesta me ato pro Irlandës së Veriut.

Ajo u shkarkua nga kryeministri Rishi Sunak sot pas pakënaqësive të shumta jo vetëm brenda opozitës britanike, por edhe brenda Partisë Konservatore ku ajo bënte pjesë. Shkarkimi i saj u mirëprit nga disa deputetë konservatorë, të cilët thonë se Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar zonjën Braverman kur ajo akuzoi në mënyrë te pakuptimte policinë se nuk kishte bëre sa duhet për t’u përballur denjësisht me protestuesit pro palestinezë të cilët ai i cilësonte si te urryeshëm.

Gjatë artikullit në the Times ajo gjithashtu i përshkroi dhjetëra mijëra njerëz që morën pjesë në protestat e Londrës në mbështetje të palestinezëve si “marshues të urrejtjes”, “islamistë” dhe “banda”, pavarësisht faktit se demonstratat kanë qenë kryesisht paqësore. Në nëntor të vitit të kaluar Ministrja Braverman, kishte shenjestruar edhe emigrantët shqiptarë të cilët mbërrinin në territorin britanik me varka të vogla nga Franca duke iu referuar si pushtim. Disa herë në parlamentin britanik Braverman kishte ngritur shqetësimin e fluksit emigrator shqiptar ndonëse jo të gjithë emigrantët që kalonin La Manshin ishin nga Shqipëria. 42-vjeccarja disa herë u ishte referuar shqiptarëve si kriminele duke nxitur edhe reagimin e emigranteve shqiptarë të cilët jetonin në mënyrë të rregullt në Britaninë e Madhe. James Cleverly, i cili ka shërbyer si sekretar I Punëve të Jashtme u emërua sekretar i Brendshëm nga kryeministri Britanik brenda pak minutash pas njoftimi për shkaktimin e Braverman.