Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kujdes nga mashtrimet në emër të Behgjet Pacollit

 
   

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacolli apelon për kujdes nga mashtrimet që bëhen në emër të kryetarit të AKR-së.

Siç njofton Zyberaj, në rrjete sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve.

Mirëpo ai sqaron se nga to nuk ka asgjë të pavërtetë.

Shkrimi i plotë:

Kujdes!

Ka një kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve. Dua të theksoj se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe bëj thirrje që të shmangen këto manipulime nga individë me qëllime të këqija që synojnë mashtrimin. Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët. Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme nẽ emër të Presidentit Behgjet Pacolli për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni.

Përsëris, kjo është një përpjekje manipulimi dhe asgjë nga ajo që po shpërndahet nuk është e vërtetë.