Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Të gjithë duam lumturi për familjen, ndërsa dëshira e mbretit Charles për ditëlindje na befasoi

Mbreti Charles III mbush sot 75 vjeç. Kjo është një ditëlindje historike, pasi është ditëlindja e parë e monarkut që nga kurorëzimi i tij zyrtar.

 

Me këtë rast sot, ai do të nisë një projekt bamirësie. Projekti Coronation Food, i cili synon të trajtojë varfërinë ushqimore. Dhe për të përfunduar ditën, padyshim që nuk mund të mungonte një mbrëmje familjare.

 

Sipas thashethemeve, në fakt, Charles III do të kishte organizuar një darkë në Kështjellën Windsor me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, motrën e tij Anna dhe djalin e tij të madh William me gruan e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis.

 

Princi Harry dhe Meghan Markle janë zhdukur, duke mbetur në Kaliforni. Dhe mbreti Charles nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Nëse të gjithë i fryjmë qirinjve të dëshirave, duke dëshiruar së pari shëndetin e familjarëve dhe lumturinë duke qenë të gjithë bashkë, a e dini se cila ishte dëshira e Mbretit për ditëlindje?

 

Të mos dëgjojë fare për emrin e djalit të tij të vogël, Princ Harry-t dhe bashkëshortes së tij amerikane Meghan Markle. E çuditshme për një mbret i cili në fokus të angazhimeve ka bamirësinë dhe dëshiron të mos dëgjojë asgjë për birin e tij, por siç duket krisja e marrëdhënieve dhe inati me Harry-n qenka më i thellë sesa e mendonim./Living/