Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tronditëse! Gjendet një pjesë trupi njeriu

Në fshatin Xarrë të bashkisë së Konispolit, policia ka gjetur një pjesë trupi njeriu.

Mësohet se trupi ishte i groposur por jo i dekompozuar plotësisht, kjo pasi në trupin e tij kishte ende inde.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore nga specialistët nga Tirana, teksa pjesët e trupit janë dërguar në morgun e qytetit.

Ekspertiza do të kryehet ditën e nesërme në Sarandë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po realizon hetimet.