Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se kur u pagua rryma në veri të vendit nga qeveria kur kreu i saj ishte Ramush Haradinaj, Vetëvendosje i kishte ofenduar rëndë.
“Mashalla 113 milionë euro rrymë ju paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22.
E dëshmuan në raportim KOSST! Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që t’i ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtërues pa na bërë! Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!”, shkroi Lekaj.
Qeveria Kurti ishte cak i kritikave të së njëjtës natyrë edhe nga deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, raporton Klankosova.tv.