Data 1 janar 2024 kur bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët po afrohet.
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se sfidë serioze do të jetë fillimi i vitit të ri për kompanitë.
Sipas tij, do të mbesin pa fuqi punëtore.
Ai thotë se brenda 2-3 vite janë larguar 200 mijë qytetarë nga vendi.
“Indikacionet janë që rreth 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në dy-tri vitet e fundit. Kemi një numër të madh që tash i mungon tregut të punës kjo është e trishtë se s’ka ekonomi që funksionin pa fuqi punëtore. Nga komunikimi me kompanitë ka mungesë serioze në disa sektorë por edhe frikë se çka i pretë. Kompanitë kanë filluar t’i zëvendësojnë me staf nga vendet e tjera kjo është sfidë serioze”, ka përfunduar Rukiqi.