Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-ministri Zemaj: Prioriteti i Qeverisë Kurti në shëndetësi është zero

 
   

Investimet kapitale në shëndetësi nga janari deri në shtator të këtij viti janë vetëm 8 % në kohën e Arben Vitisë.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se në tri vitet e fundit askush nuk ka menaxhuar me këtë sektor.

Ai tha se Qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë.

“Këtu mund tingëllojmë subjektiv, por në tri vitet e fundit s`kemi parë fare menaxhim. Kur ka tendenca për menaxhim mund të ketë keqmenaxhim. Por të mos merresh fare me një dikaster, është tregues se prioriteti ne shëndetësi është zero nga kjo qeveri. Dy vite radhazi investimet kapitale, 5 % më 2022, këtë vit 8 % deri në muajin e dhjetë. 187 % minus janë në investime kapitale, që do të duhej të ishin primare për përmirësimin e institucioneve shëndetësore”, theksoi Zemaj.

Zemaj përmendi problemet me të cilat ballafaqohen institucionet shëndetësore.

“Mbizotëron papastërtia, mungesa e aparaturave dhe shumë gjëra tjera elementare, që do te ndihmonin ne trajtimin e pacientëve. Mos të flasim për mungesën e barnave, listat e gjatë të pritjes, ka tendencë që njerëzit me shku në institucione private. Prokuroria duhet t`i hetojë këto raste”, pohoi Zemaj.