Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Nuk zgjoheni dot në mëngjes që me alarmin e parë? Mos e fajsoni veten, ja si e shpjegon shkenca këtë

Bota ndahet në dy kategori njerëzish, të parët janë ata që zgjohen menjëherë sapo bie alarmi i parë në mëngjes dhe të tjerët janë ata që nuk mjaftohen me një, ndoshta as me dy apo tre alarme, shkruan Living.

 

Por a e dini se si e përcakton shkenca këtë?

Nëse jeni personi që ju duhet më tepër se një alarm për t’u zgjuar, kjo ju bën më vigjilent për ditën që keni para. Zgjimi me vonesë përmirëson aftësitë mendore dhe kërkimore të individit. Prandaj, rezultatet sugjerojnë se vonesa e alarmit për gjysmë ore në mëngjes mund të mos ketë efekte negative në cilësinë e gjumit dhe në fakt mund të ketë disa efekte pozitive në aftësitë njohëse dhe mendore, të nevojshme për të përballuar ditën.

 

Ndaj nëse e keni fajësuar veten se jeni njeri gjumash, që nuk ju del gjumi kollaj, filloni të shihni anën pozitive të kësaj.