Gazetari Baton Haxhiu në debatin në “Pressing” në T7 për Asociacionin, tha se esenca është se si do të menaxhohet Asociacioni.
“Esenca është si menaxhohet gjëja që e kemi në dorë”, u shpreh ai.
Ai përmendi se në Marrëveshjen e Kumanovës është thënë që 999 ushtarë serb duhet me qenë në Kosovë.
“Atëherë veç këqyre qa thotë marrëveshja e Kumanovës. Marrëveshja e Kumanovës e ka njëfarë shpate mbi qafë që thotë 999 ushtarë serb duhet me qenë në Kosovë, tha ai.
“Ajo që më shqetëson është që ky vend nuk është demokratik, për arsye se gënjeshtra është betonizuar, gënjeshtra e Albinit dhe ajo po shpërblehet nga qytetarët dhe këtu përfundon ajo që quhet pasoja për gënjeshtrën”, u shpreh më tej Haxhiu.
“Nëse një njeri brenda politikës e ka gënjeshtrën kaq të madhe dhe nuk ka pasoja, qoftë në votë, qoftë në diskursin publik, në moralin politik të tij që thotë më falni po jap dorëheqje…Por kur vendin e vendos në sanksione, e armiqëson në bashkësinë ndërkombëtare, duhet me dhanë llogari për gënjeshtrën publike”, tha ai.
Kështjella misterioze gjermane që banohet nga e njëjta familje prej 9 shekujsh
Read more