Një i dyshuar në Gjakovë është arrestuar pasi kishte kanosur zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”, dje rreth orës 21:30, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari ishte gjobitur nga policët për kundërvajtje në trafik.
Në shenjë pakënaqësie, i njëjti më pas kishte sulmuar policët.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”