Gazetari Marin Mema: “Cili është thesari që kërkohet me ngulm nga shtetarët shqiptar? Si u kryhen punimet duke kërcënuar banorët e një fshati? Çfarë qëndron pas?
Shikoni këto gropa gjigande me të cilat është mbushur e gjithë kjo zonë e shqipërisë. Ato nuk janë hapur për të marrë gurp apo diçka tjetër, por për të kërkuar një thesar të fshehur.
Janë punime që janë shtrirë kudo, e që vazhdojnë të sjellin këtu në këtë vend, në zonën e Librazhdit, kërkues illegal me apo pa harta enigmatike, të cilët shpesh herë kanë patur mbështetjen e politikës.
Gjithçka lidhet me legjendat e këtushme, të cilat rrethojnë një shkëmb imponues që sipas banorëve shërbente dikur si vend për strehimin e thesareve të vjetër.
Pikërisht për këtë disa vite më parë, këtu u derdhën edhe njerëz të armatosur të mbështetur nga politika, e që gërmuan për javë e javë të tëra.
Përse këtu kanë ardhur edhe kërkues nga vende të tjera ?
Guri i Bletës është një enigëm e madhe, që ende nuk ka dhënë asnjë përgjigj