Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

“Më kanë puthur në fluturim, jo e dashura”/ Piloti i njohur: Vajzat guxojnë më…

” Ne trajnojmë në Shqipëri dhe sportistë të huaj të sporteve ekstreme”

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Xhonatan Islami, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel. Gjatë intervistës, piloti i “Paragliding” zbuloi se e kanë puthur në fluturim dhe puthja nuk ka ndodhur me të dashurën aktuale.

“Ka ndodhur që jemi puthur në fluturim, jo nuk është e dashura aktuale por mendoj se ka ndodhur e imponuar për shkak të adrenalinës që të jep fluturimi”, rrëfeu Xhonatani.

Ndërsa duke folur në lidhje me sportet ekstreme dhe sesa shqiptarët i duan ato, piloti i njohur ka sqaruar se janë femrat ato që kanë më shumë guxim për të provuar parashutën.

“Shqiptarët numri është në rritje. Fatmirësisht ne kemi një reliev të mrekullueshëm dhe në Shqipëri ka teknikë shumë të mirë për sportet ekstreme. Ne trajnojmë në Shqipëri dhe sportistë të huaj të sporteve ekstreme. Është dëshirë për adrenaline dhe femrat guxojnë më shumë për të provuar”.