Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas hekurave për vjedhje votash, gazetari i njohur ‘zbërthen’ prapaskenat e forta: Marrëveshje e Ramës dhe Micotaqis që Beleri të rrijë në burg pasi iu shërben për…

Në një intervistë televizive gazetari Artur Zheji tha se ka një teori konspirative që qarkullon në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas kësaj teorie, ka një dakordësi mes kryeministrit grek dhe atij shqiptar për ta mbajtur kryebashkiakun e zgjedhur në burg për ca kohë, pasi kjo u sjell të dyve përfitim politik.

Mëkati i Belerit u krye në pragun e dy palëve zgjedhje: vendore në Shqipëri dhe parlamentare në Greqi. Rama ndërtoi një fushatë nacionaliste në Himarë.

Ndërsa preferencat për Micotaqis u rritën me 7%. Pra ka një marrëveshje mes dy kryeministrave që Beleri të rrijë ca kohë në burg sepse u shërben elektoralisht të dy vendeve.

Pra kërcënimin për bllokimin e Shqipërinë në BE nuk e ka seriozisht.