Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se Qeveria ia ka “mësyer” Evropës me fjalë boshe.
Sipas saj kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik.
“Përbesë gabim i rëndë sepse as rajoni nuk na pranon me këtë kapacitet të planifikimit, e kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik e lëremë plan konkret.Me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme. Kjo qeveri me këtë kryeministër e këta ministra edhe kur flasin për buxhetin edhe kur e shpenzojnë atë nuk flasin si për një pasuri të shtetit që ju përket qytetarëve e këta e menaxhojnë përkohësisht por flasin si për një punë të tyre që të gjithë qytetarët e kosovës i kthen në shërbëtor, argat ose klient’ si me fol Albini”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Shtet i sadakasë!
Ja kemi mësy Evropës me fjalë boshe e propagandë, por pa investime kapitale, pa paga të dinjitetshme e duke përbuzë çdo kategori që kërkon të drejtën që i takon.
Përbesë gabim i rëndë sepse as rajoni nuk na pranon me këtë kapacitet të planifikimit, e kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik e lëremë plan konkret.Me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme.
‘Kjo qeveri me këtë kryeministër e këta ministra edhe kur flasin për buxhetin edhe kur e shpenzojnë atë nuk flasin si për një pasuri të shtetit që ju përket qytetarëve e këta e menaxhojnë përkohësisht por flasin si për një punë të tyre që të gjithë qytetarët e kosovës i kthen në sherbëtor, argat ose klient’ si me fol Albini…
Gjithkah mundemi me vazhdu kështu, veç në Evropë JO!