
Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për sot në orën 11:30.
KPK njofton se ky takim do të mbahet në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.