Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë këtë të diele Kuvendin e dhjetë me radhë.
Mbi mbarëvajtjen e këtij procesi është deklaruar nënkryetari, Lutfi Haziri.
Haziri është pyetur se a është mobilizuar LDK, që të mos ketë raste si ai i vitit 2019-të, ku mes delegatëve pati edhe gjuajtje me karrige.
“Nuk ka shanse, në asnjë mënyrë me u përsërit gabimet në LDK”, ka thënë ai mes tjerash.