Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

​Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka iniciuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit më datën 18 nëntor.

Kjo nismë u shënua disa herë në Kosovë, por jo edhe në këtë vit.

Një hulumtim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar që imuniteti i pacientëve që marrin antibiotikë gjatë terapisë se jetojnë gjysmë më pak se sa ata që nuk përdorin këto lloj barnash.

Pacientët e kancerit që kanë marrë antibiotikë gjatë imunoterapisë kanë jetuar më pak se ata që i kanë anashkaluar këto lloj barnash, kështu thotë një studim në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është bërë me më shumë se 300 njerëz.

Hulumtuesit kanë thënë se është e rëndësishme të merren antibiotikë vetëm kur është shumë e nevojshme. Është po ashtu shumë e nevojshme që mjekët që i trajtojnë këta pacientë të këshillohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me onkologët kur i trajtojnë këto raste.

“Është e qartë se ne duhet të i trajtojmë infeksionet që rrezikojnë jetën me antibiotik”, ka thënë bashkautorja, Nadina Tinsley nga Fondacioni Christie NHS, ku edhe ky hulumtim është kryer.

Ky hulumtim është prezantuar në Shoqatën Prestigjioze të Onkologjisë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konferenca më e madhe vjetore e kancerit në botë.

Hulumtuesit kanë përcjellë gjendjen e 303 pacientëve, të cilët ishin duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit me imunoterapi. Këto ilaçe punojnë duke e aktivizuar sistemin të trupit të njeriut kundër qelizave kancerogjene.

Sidoqoftë, hulumtuesit besojnë se bakteret në sistemin digjestiv luajnë një rol të rëndësishëm për të aktivizuar sistemin imunitar të trupit.

Hulumtuesit i kanë përcjellë pacientët prej janarit 2015 deri në mars 2017 në Fondacionin Christie NHS. Këta pacientë kanë qenë të sëmurë me melanoma, kancer të mushkërive dhe kancer të veshkave.