Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë për kryeministrin e vendit se ai nuk bën deklarata vetëm “shkel e shko”.
“Pra më lejoni që të diskutojë se krymenistri i vendit Albin Kurti asnjëherë nuk ka thënë deklarata shkel e shko por në përgjithësi këto deklarime bazohen ne informacione ai i merr ne baza ditore, dhe janë të bazuar në ato që i merr si informacione”, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka thënë për situatën në veri të vendit e cila ndodhi më 24 shtator ishte vetëm një alarm për situatën e shtuar.
Një përplasje e fort ka ndodhur në mes komentatorit politik Ardian Çollakut dhe deputetit të LVV-së Enver Dugollit , ku Çollaku i’u është drejtuar deputetit se SHBA-ja nuk ka ndërruar qëndrim për Zajednicën por LVV-ja.
“Amerika kurr nuk ka ndërruar qëndrim për Zajednicë, ka ndërruar Albin Kurti dhe LVV-ja edhe pikë”, ka thënë Çollaku.