Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia nis hetimet për djegien e zyrave në IML

Policia e Kosovës ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në djegien e zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.