Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, një nga investimet më të mëdha dhe më prestigjoze të sektorit turistik në Shqipëri dhe rajon, nuk mund të konsiderohet vetëm oazi i pushimeve veriore të ëndërruara.
Brendi i njohur ndërkombëtar, një prej më të rëndësishmeve në Europë në fushën e turizmit. ka vendosur që tanime një standart të ri në vendin tonë, atë të ofrimit të sherbimeve turistike me kapacitet maksimal edhe përtej sezonit veror.
Hoteli Melia, pjesë e struktures luksoze rezidenciale “San Pietro” është kthyer në një destinacion të pashmangshëm për cdokënd që dëshiron të shijoje në maksimum ditë relaksuese jashtë zhurmës së qytetete të mëdha europiane dhe shqiptare, duke shfrytëzuar qetësinë e pamasë që ofron Gjiri i Lalzit, kombinuar me shërbimet bashkëkohore dhe luksoze që ofron ky destinacion prestigjoz.
Festat kombëtare të Nëntorit janë një mundësi unike për të ofruar atmosfere të mrekullueshme, dhe Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, ka menduar për këdo që dëshiron të shijoje këtë perlë të Adriatikut me muzike dhe program të larmishëm artistik.
Për gjashtë ditë më parë, nga data 24 deri në 29 nëntor, përveç muzikës se përzgjedhur me emrat më në zë në vendin tonë, stafi i Melia-s ka menduar edhe për fëmijët, për të cilët do të kenë shumë aktivitete.
Hoteli do të shndërrohet në një atmosferë festive që shkrihet kështu me atmosferen e festive tona kombëtare, jo vetëm me muzike dhe ambiente të bukura, por edhe me shijen unike të kulinarise, standartit të hotelit, stafit të specializuar, aktiviteteve të mirëmenduara.dhe ofertat e larmishme për këdo që dëshiron ti kalojë ndryshe festat e Nëntorit.
Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, ka qënë një destinacion kryesor për turistet shqiptarë dhe vecanërisht të huaj gjatë sezonit të verës, ndërsa tanime është po kaq i madh interesimi I shqiptarëve të diasporës për t’I kaluar festat kuqezi të 28-29 nëntorit në strukturën akomoduese turistike më të madhe dhe më elitare në vend.
Këngëtarët që do ju shoqërojnë gjatë këtyre netëve janë:
24 nëntor, ora 8:30 Pm, LUS’N’BLUES;
25 nëntor, ora 8:30 Pm, ALL IN BAND;
26 nëntor, ora 8:30 Pm, PAOLA KOSTANDINI;
27 nëntor, ora 8:30 Pm, 3 MUSKËTJERËT;
28 nëntor, ora 8:30 Pm, VENERA & LINDI;
29 nëntor, ora 12:30 Pm, VIOLIN QUARTER.