Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Do të mahniteni nga rezultati i tij në flokë, kështu mund ta përgatisni vajin e kokosit në shtëpi

Përveçse forcon strukturën e flokut, ndihmon në ushqyerjen e tyre, riparimin dhe në të njëjtën kohë i jep shkëlqim pa i yndyrosur.

 

Për të rikuperuar forcën dhe vëllimin e flokëve të hollë, sot duam të rekomandojmë një përbërës që është pjesë e qindra trajtimeve kozmetike alternative, vaji organik i kokosit. Vajin e kokosit mundet ta blini edhe të gatshëm në supermarket apo farmaci, por ajo që ekspertët këshillojnë është ai në kushte shtëpie.

 

Përbërësit: 2 arra kokosi, 1 rende dhe 1 sitë pëlhure.

 

Përgatitja. Bëni një vrimë te arrat e kokosit dhe nxirrni ujin që gjendet Brenda tyre. Më pas çajini dhe tulin grijeni në rende. Vendosni tulin e grirë në një sitë pëlhure dhe shtrydheni që të dal qumështi i kokosit. Qumështin vendoseni të ziejë në një enë dhe përziejeni ngadalë me një lugë druri. Për shkak të nxehtësisë uji dhe vaji do të ndahen. Vajin hidheni në një shishe të vogël qelqi dhe filloni përdorimin.

 

Ju sigurojmë se do të mahniteni nga rezultatet./Living/