Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi nuk pret zbardhje të hetimit të vdekjes së Deharit: Ka ndikime politike

 
   

Avokati Tomë Gashi ka shprehur indinjatën për vdekjen e dyshimtë të tashmë të ndjerit Astrit Dehari, derisa ka thënë se s’pret përparim në hetime.

“Nëse prokurori nuk jep një përgjigje, për manipulim apo çkado, nëse ai ka kallëzime penale e nuk i tregon, pra prokurori nuk përgjigjet fare, s’ka zgjidhje. Prokurori ashtu si po punon rastin nuk ka me zgjidh. Kanë me mbajtë nëpër sirtarë. As nuk po vendosim, as nuk po nxjerrin hetim të zhvillimeve që 7 vite. Ka ndikime politike në rastin e vrasjes së Astrit Deharit, por kush ka qenë në qeverisje atëherë më 2016, jo Qeveria Kurti tash”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, më 1 prill të vitit të kaluar për rastin e Astrit Deharit, është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Disa prej objekteve të analizuara kanë qenë brisku i rrojës, stilolapsi i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ka kërkuar Prokurorisë Speciale që të mos “manipulojë” me këtë rast, por siç ka thënë, të thotë të vërtetën.