Pas deklarimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se do ta mposhtë Kurtin në zgjedhjet nacionale, vijnë reagime të ndryshme nga deputetët të VV-së dhe PDK-së.
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, reagoi për deklaratën e Abdixhikut duke thënë se do ta vlerësojmë pas podcastit.
“Ta shohim suksesin e tij në podcast, pas podcastit do ta vlerësojmë”, tha ai.
Tutje, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u shpreh se është deklaratë e tij politike.
“Është politikë e tij, nuk e kisha komentu. Nuk e di, e as nuk e kam dëgjuar por është deklaratë e tij politike”.
Për të njëjtën deklaratë, reagoi edhe deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili u shpreh se, kur të vijë koha e zgjedhjeve e shofim.
“Deklaratat i bëjmë të ndryshme, por kur të vijë koha e zgjedhjeve e shofim. është e drejtë e tij me u shpreh si të dojë”.