Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Uka: Do të kandidojë sërish për drejtor të IML-së, të hetohen anulimet paraprake

 
   

Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Naim Uka, ka konfirmuar se do të kandidajë për drejtor të këtij institucioni.

Ai ka sqaruar se në tri konkurset paraprake janë anuluar, për cka ka kërkuar hetim. Madje sipas tij, duhet të formohet një Komision, ngase anulimet kanë ndodhur pa asnjë bazë ligjore.

“Unë kam qenë vetëm Ushtrues i detyrës i Drejtorit me këto ligjet e reja si zv.drejtor asnjëherë nuk kam qenë Drejtor i Institutit të Mjekësisë ligjore përmes konkursit gjithmonë kam kanditutuar mirëpo nuk i kam pasur karakteristik që zakonisht i zgjedhin pozita udhëheqëse si servilizëm”.

“Gjithmonë do të vazhdojë të kanditojë herë  e fundit nuk kam kandiduar tri konkurset paraprake kam kandiduar, por janë anuluar konkurset. Kush ka vullnet të mirë me u formuar një komision me i shfletuar ato dokumentacione nuk ka pasur asnjë bazë ligjore me u anuluar, tre konkurset paraprake, kur unë nuk kam konkurs konkursi është proceduar”.