Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka hapur zyrë në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre tek morën pjesë personalitete të shumta e të njohura, i pranishém ishte edhe i njohuri filantropi e biznismeni Lazim Destani , njëherit edhe i ftuari si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Biznesit te Diasporës.
Destani , me këtë rast përgëzoi Unionin e Bizneseve të cilët , siç tha ai , kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm në përmbushjen e premtimit për të shërbyer si urë e fuqishme ndërlidhëse midis Kosovës dhe Gjermanisë, dy shteteve të cilat gëzojnë marrëdhënie të shëndosha politike, ekonomike, kulturore, diplomatike e tregtare.
Këtë ngjarje , Lazim Destani e shënoi sot edhe rrjetin e tij social .
View this post on Instagram