Dje , Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka hapur zyrë në Kosovë.
Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë i bëri bashkë shumë anëtarë të Unionit të Bizneseve shqiptare në Gjermani, të prirë nga Kryetari i UB z.Nazmi Viga, autoritete të larta shtetërore të Kosovës ndër të cilet, Kryeministri Kurti, Zv.Kryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme znj.
Gërvalla, Kryetari i qytetit të Prishtinës Përparim Rama, Ish-Presidentët z. Sejdiu e znj. Jahjaga, si dhe personalitete nga klasa politike e vendit. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe Zv.Ambasadori i Germanisë në Kosovë z. Matthias Conrad.
Nga kjo ngjarje ceremoniale UB Shqiptare – Gjermane në rrjetin e tyre social shěnoi këto fjalë të baskangjitura me këto fotografi . Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të kishim aq shumë biznese nga Gjermania e Kosova, miq e përfaqësues të institucioneve në mëngjesin tonë festiv, të organizuar me rastin e hapjes së zyrës sonë Kosovë.
Ishte një shprehje shumë e bukur mirëseardhjeje! Faleminderit shumë! Kjo, për ne, përbën inkurajim të madh për intensifikimin e angazhimit në drejtim të realizimit të synimit tonë të përbashkët – intensifikimit të bashkëpunimit midis bizneseve të Gjermanisë dhe Kosovës, duke nxitur e lehtësuar investimet direkte në Kosovë dhe duke promovuar eksportin e produkteve dhe shërbimeve të Kosovës në tregun gjerman.